Dashi

Dashi

Ka rrezik që sot të zhgënjeheni nga shoqëria dhe do mërziteni pafund. Naiviteti mund t’iu shtyjë të bëni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse keni një lidhje do tregoheni shumë të përkujdesur ndaj partnerit dhe do ruani një marrëdhënie vërtet të kënaqshme me të. Nëse jeni beqarë nuk do jeni në humorin e duhur për të pasur njohje të reja kështu që do vazhdoni të mbeteni të vetmuar. Në punë do ju hiqet nga duart një post i rëndësishëm për shkak të hallakatjes dhe mungesës së përqendrimit. Në fakt askush nuk i preferon punonjësit që nuk bëjnë atë që ju kërkohet. Financat do dini si t’i mbani të qëndrueshme. Do keni buxhet të mjaftueshëm për të bërë edhe disa investime me vlerë.

Demi

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
As vetë nuk e kishit menduar se mund të çliroheshit ndonjëherë kaq shumë dhe se mund të bënit gjëra të jashtëzakonshme. Nëse keni një lidhje nuk do reshtni së u dashuruari me partnerin dhe shpeshherë do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët do jeni mjaft energjike dhe gati për të bërë çdo lloj çmendurie. E rëndësishme për ju do jetë të mos e ndieni vetminë dhe të mos bini në rutinë. Sipas Dritare.net, sektori profesional nuk do ketë as tronditje, por as ndonjë sukses të jashtëzakonshëm. Kjo ka për të qenë një ditë shumë normale. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni qetësisht dhe pa frikë.

Binjakët

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Do jeni karizmatikë sot dhe mjaft të vendosur. Çdo gjë do e merrni me optimizëm. Për ju që keni një lidhje, kjo e sotmja nuk do jetë një ditë shumë e lehte. Do keni kontradikta të vazhdueshme me partnerin dhe nuk do arrini të bini dakord për asgjë. Ju beqarët do jeni më të gatshëm për të provuar emocione të reja dhe mund të dilni me personat që do iu ftojnë. Në punë do e keni të vështirë të dëgjoni ato që do iu thonë sepse do jeni të zënë me detyrat e dhëna. Mos reagoni ashpër sepse mund të merrni kritika. Me shpenzimet mirë është të mos e teproni sepse keni për t’u futur në situata pa rrugëdalje.

Gaforrja

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Do jeni shumë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do arrini të zgjidhni edhe vështirësitë që ju kanë dalë së fundmi. Ju që keni një lidhje do bëni përpjekje të mëdha për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Do jeni të gatshëm edhe të hiqni dore nga disa gjëra të shtrenjta që më parë nuk keni mundur kurrë. Nëse jeni beqarë do hallakateni kot së koti me disa persona pa vlerë dhe do humbisni disa mundësi të vyera. Në punë do doni ta bëni çdo gjë me korrektësi dhe do shqetësoheni në momentet kur gjërat të mos ju ecin si duhet. Financat do jenë goxha të paqëndrueshme kështu që mundohuni t’i frenoni sa më shumë shpenzimet.

Luani

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Për shkak të vendosjes jo të mirë të Uranit dhe Hënës gjatë kësaj dite mund t’iu lindin edhe probleme të vogla. Herë pas here do ju mungojë koherenca. Nëse keni një lidhje dhe bëni pak më shumë lëshime ndaj partnerit, gjërat do ecin më mirë. Nëse nga ana tjetër tregoheni striktë dhe arrogantë mund të keni probleme goxha serioze. Ju beqarët papritur do takoni një person për të cilin do ju rrahë zemra akoma më fort. Në punë do jetë ditë e mërzitshme dhe mezi do i shtyni orët. Do mundoheni të komunikoni me miqtë në rrjetet sociale për të harruar vështirësitë. Në planin financiar do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë për të siguruar të ardhmen.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Edhe pse nuk priten aspak probleme sot, yjet këshillojnë të mos ju besoni shumë pamjeve të para dhe të ruani gjithmonë një hije dyshimi. Jeta juaj në çift do jetë më e qetë nga sa e kishit menduar. Përfitoni nga kjo për të folur me partnerin për gjithçka që ju ka shqetësuar deri më sot. Ju beqarët nuk do stepeni aspak dhe do joshni ashtu si e mendoni. Ka mundësi edhe ta arrini atë që doni. Në punë është dita e reflektimit dhe vendosjes së disa objektivave që doni të arrini. Ndani idetë edhe me kolegët apo me familjarët pasi do iu japin sugjerime. Në planin financiar duhet të bëni kujdes sa më shumë sepse gabimi më i vogël mund t’iu çojë drejt problemeve serioze.

Peshorja

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Venusi do jetë planeti me më shume ndikim nga te gjithë sot. Ai do ju stimuloje të bëni edhe surpriza dhe të mos ndaleni përpara asnjë sfide. Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni pafundësisht atij që keni në krah dhe mund të lini çdo gjë tjetër pas dore. Partneri do jetë personi më i rëndësishëm sot. Nëse jeni beqarë dhe vendosni të dilni në mbrëmje keni për të pasur edhe më shumë fat. Askush nuk do ju rezistojë dot. Sipas Dritare.net, në punë nuk do keni asnjë lloj vështirësie për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Do jeni të pandalshëm dhe mjaft optimistë. Edhe financat do dini shumë mirë si t’i menaxhoni kështu që nuk do përballeni me probleme.

Akrepi

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Temperamenti juaj do pësojë goxha ndryshime gjatë kësaj dite dhe do filloni t’iu jepni rëndësi edhe gjërave që as i kishit menduar ndonjëherë. Ju të dashuruarit do jeni më të kujdesshëm me fjalët dhe nuk do bëni asnjë gabim përkundrejt partnerit. Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohë para se të mendoni të kërkoni dashurinë sepse priten ditë më pozitive se kjo. Në punë do bëni mirë t’i dëgjoni këshillat e bashkëpunëtorëve sepse mund t’iu shtyjnë drejt pistave mjaft interesante. Në planin financiar fati do jetë me ju. Do shpenzoni goxha dhe sërish do ju mbeten para për të hequr mënjanë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Ka rrezik që yjet të ndikojnë negativisht sot në jetën tuaj dhe do ju bëjnë të padurueshëm. bëni kujdes me çdo hap që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet t’iu jepni fund tekave sepse në të kundërt mund të keni probleme me partnerin. Mundohuni të jeni sa më realistë. Ju beqarët do jeni ende në dyshim se cilin person të joshni, prandaj do prisni edhe pak ditë për t’u hedhur në sulm. Në punë duhet të bëni kujdes edhe me fjalët dhe gjestet sepse mund të futeni në konflikte të panevojshëm, të cilat do ju shpërqendrojnë plotësisht. Buxheti nuk do jetë problematik kështu që mund të kryeni pa frikë shpenzimet më të domosdoshme.

Bricjapi

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Dielli do ju ndihmojë të rishikoni planet që keni bërë dhe të gjeni rrugën më të mirë. Hëna do ndikojë mjaft pozitivisht në jetën sentimentale për ju që jeni çift. Lidhja juaj do jetë edhe më e bukur duke qenë se bashkëpunimi do të rritet dhe do jeni më tolerantë. Drita jeshile do të ndizet edhe për ju beqarët. Në mbrëmje Venusi do iu bëjë një dhuratë shumë të bukur. Në punë do jeni të kujdesshëm me çdo gjë që do ju ndodhë. Do e keni edhe shumë më të lehtë për ndryshime dhe do e merrni çdo gjë me pozitivitet. Do bëni çmenduri me shpenzimet gjatë kësaj dite. Kjo do jetë pika juaj e dobët e cila mund t’iu çojë në probleme serioze.

Ujori

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Sot që në mëngjes do zgjoheni me optimizëm dhe sytë do ju shkëlqejnë. Kjo ditë do favorizojë emocionet e bukura. Falë ndikimit të shumë planetëve, do ketë një rizgjim të pasionit për ju të dashuruarit. Pse të mos qëndroni vetëm për vetëm me partnerin dhe të kaloni për të mrekullueshme së bashku? Ju beqarët nuk duhet të qëndroni në shtëpi dhe të prisni t’iu bjerë nga qielli dashuria. Dilni dhe kërkojeni atë kudo që të shkoni. Në punë do investoheni me mish e me shpirt, por për fat të keq situata do jetë e tillë që nuk do merrni dot rezultatet e kërkuara. Situata financiare nuk do jetë shumë e keqe nëse tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet.

Peshqit

Horoskopi i datës 4 korrik 2020
Gjatë kësaj dite Hëna do ju bëjë më konkretë dhe keni për të marrë vendimet e duhura. Për ju të dashuruarit marrëdhënia me partnerin do jetë harmonike dhe e ngrohtë. Do keni dëshirë të kaloni sa më shumë kohë me të dhe do provoni gjëra të reja. Ju beqarët duke i kushtuar shumë rëndësi profesionit do e lini pas dore dashurinë. Kujdes sepse kur të kujtoheni ju do iu ketë harruar ajo. Në punë, vullneti për arritje dhe vendosmëri do ju ndihmojë të kaloni të gjitha pengesat. Nëse po kërkoni punë Jupiteri do iu hapë shumë dyer. Situata financiare do jetë e mirë dhe mund të kryeni investimet që keni menduar prej kohesh.