Horoskopi i datës 4  

  1. Horoskopi i datës 4

 

Dashi

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Demi

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do doni të avanconi dalëngadalë në çdo fushë dhe gjërat nuk do ju duken aspak të ndërlikuara. Nëse keni një lidhje qëndrojini besnikë partnerit tuaj sepse nëse bëni gjestin më të vogël dhe e tradhtoni atë do shkatërroni çdo gjë të bukur që e keni ndërtuar me shumë mund e sakrifica. Ju beqarët nuk do e gjeni terrenin e duhur për të joshur e për të afruar dikë pas vetes. Sipas Dritare.net, në punë do jeni goxha të motivuar dhe do ecni para me ritme goxha të shpejta. Mund të pranoni edhe një projekt të ri që do ju propozohet. Me financat duhet të jeni më të përgjegjshëm sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Binjakët

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Ditë e mbushur me momente të lumtura ka për të qene kjo e sotmja. Ju të dashuruarit më në fund do e rigjeni ekuilibrin dhe do keni një ditë të begatë. Mendimet negative do i largoni menjëherë nga vetja. Për ju beqarët takimet janë premtuese dhe prej tyre mund të filloni histori të mrekullueshme. Në punë do jeni më të vendosur dhe do ndryshoni pak radhën e gjërave për të arritur më parë atje ku doni. Në çdo moment ju duhet t’i bëni sytë katër. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që shmangni çdo shpenzim të tepruar që mos mbeteni keq.

Gaforrja

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Si dita e sotme pak keni kaluar në jetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës shumë mirë dhe të mbushur shpirtërisht. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me gëzime të mëdha. Në çdo moment do përjetoni emocione vërtet të veçanta dhe nuk do keni aspak për çfarë të ankoheni. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër pasi atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu shfaqen personat më interesantë. Në unë do i përmbushni me përpikmëri të gjitha detyrat që iu janë dhënë dhe shefat nuk do kenë asnjë ankesë për t’iu bërë. Buxheti do jetë goxha i mirë pasi kohët e fundit keni ditur si t’i organizoni të ardhurat tuaja.

Luani

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Sot do jeni shumë të vëmendshëm ndaj çdo gjëje dhe do keni më shumë sukses. Nëse keni një lidhje do jeni shumë më sensualë dhe do bëni të pamundurën që të krijoni një atmosferë pasionante. Do doni ta bëni partnerin të ndihet si mbi re, por të kënaqeni edhe ju njëherësh. Nëse jeni beqarë do entuziazmoheni aq shumë nga një person saqë nuk do mendoheni gjatë për të pranuar propozimin që ai do ju bëjë. Puna nuk do ju ecë keq pavarësisht se dosa kolegë do mundohen t’iu nxjerrin keq para shefave. Financat do i menaxhoni me shumë maturi dhe nuk do ju dalin probleme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Nëse e bëni gjithçka me dëshirën e mirë, gjërat do ju ecin siç e kishit ëndërruar sot. Nëse keni një lidhje asgjë nuk do jetë e pamundure për ju. Marrëdhënia me partnerin do jetë emocionuese në çdo moment pasi të dyja palët do mundoheni të shmangni rutinën. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në punë do keni një teknikë shumë të mirë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju dhe do i habisni të gjithë. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe aspak problematik, mos u shqetësoni. Po bëtë një menaxhim të mirë mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshorja

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Ka mundësi që sot të gjendeni përballë një dileme të vështirë, megjithatë do e gjeni një zgjidhje. Nëse keni një lidhje e sotmja do jetë e bukur. Shumë gjëra kanë për të ecur për mrekulli dhe ngjyrat do rikthehen sërish. Ju beqarët do keni plot takime, por do hezitoni të hidhni hapa nga frika e një zhgënjimi të mundshëm. Në fakt edhe nga hapat e gabuara mund të mësosh shumë. Sipas Dritare.net, në punë duhet të ndërmerrni iniciativa në mënyrë që të arrini atje ku doni. Mirë është të mos e lini karrierën tuaj në duart e personave që nuk keni besim të plotë. Sektor i financave do mbetet i njëjtë si më parë. Nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.

Akrepi

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Mirë është që gjatë kësaj dite të merrni edhe vendime të rëndësishme sepse është momenti ideal. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë më e ngrohtë. Do jeni më të logjikshëm dhe nuk do flisni me zë të lartë kur të kërkoni diçka. Toleranca do jetë ajo që do ju afrojë me shumë me njëri-tjetrin. Edhe ju beqarët do keni një ditë euforike. Për ju gjërat do ndryshojnë si asnjëherë më parë. Në punë tashmë do keni mundësi të veproni dhe jo të qëndroni në një vend. Do lëvroni edhe disa fusha të reja. Buxhetin do e mbani nën kontroll. Do jeni largpamës dhe do shpenzoni me llogari.

Shigjetari

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Edhe pse jeni munduar shumë sërish nuk do ndiheni plotësisht të sigurt për të bërë gjërat që keni menduar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj ka për të qenë më e mirë. Nëse para pak kohësh partneri ju ka kritikuar për mungesat e herëpashershme dhe mos shprehjen e ndjenjave, sot çdo gjë do marre një tjetër rrjedhë dhe zemra do ndihet më mirë. Ju beqarët duhet t’i merrni më seriozisht ftesat që do iu bëhen. Në punë mundoihu8ni të mos e ngatërroni detyrën me miqësinë sepse vetëm keni për të humbur. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj bëni kujdes me çdo hap që do hidhni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Sot do jeni seriozë, por ama shumë seriozë. Nëse keni një lidhje partneri do e ketë të vështirë t’iu kuptojë dhe do druhet t’iu propozojë diçka. Do i keni gjithë kohës vetullat e vrenjtura edhe pse ne fakt nuk do jeni të mërzitur apo me nerva. Ju beqarët do jeni të fokusuar në gjëra të tjera sot dhe as që do e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do ju shkoni deri në fund gjërave. Arritjet kanë për të qenë të jashtëzakonshme dhe do merrni propozime për një detyrë shumë të rëndësishme. Buxheti do mbetet i kënaqshëm.

Ujori

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Sado që të luftoni gjatë kësaj dite për të ruajtur ekuilibrin dhe organizmin nuk do mund t’ia dilni dot mbanë. Ju që keni një lidhje do keni zënka dhe debate të forta me partnerin. Në disa momente situata do jetë aq e tensionuar saqë vetëm ndihma e miqve do ju nxjerrë nga katastrofa. Ju beqarët mos kërkoni që gjërat të ndodhin si me magji, por bëni edhe pak kohë durim. Në punë do merrni një lajm bombë që do ju mërzitë edhe më shumë. Mund të keni ndryshim pozicioni ose edhe pushim përfundimtar. Për të përmirësuar financat mos u merrni me gjëra jo ligjore sepse do i vuani gjatë pasojat.

Peshqit

Horoskopi i datës 4 tetor 2020

Të ëmbël dhe të dashur, por naivë, sot gjërat nuk do ju ecin ashtu si ju do dëshironit. Nëse keni një lidhje qëndroni me partnerin dhe dashurojeni atë, por mos i besoni verbërisht. Kur të mundeni, kontrollojeni me mënyra elegante që nuk kuptohen. Ju beqarët që keni kohë që qëndroni në mbrojtje dhe nuk pranoni ftesat, nuk do i bëni dot ballë buzëqeshjes së dikujt sot. Ka mundësi që një periudhë e bukur të fillojë për ju. Në punë situata do jetë e ndërlikuar sepse nuk do jeni plotësisht të qartë për disa pika. Buxheti do vazhdojë të mbetet delikat dhe i pambrojtur në çdo moment.