Dashi

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Gjatë ditës së sotme do bëni të pamundurën për t’i bërë ëndrrat realitet dhe për të ëprjetuar emocione pafund. Nëse keni një lidhje, jeta juaj në çift ka për të qenë e mrekullueshme. As vetë nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ecnin kështu. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot të filloni një lidhje edhe sikur të bëni çdo lloj lëvizjeje. Nuk është dita juaj më me fat. Në punë mund të qëndroni edhe me orare të zgjatura vetëm për ta përmbyllur detyrën që iu është dhënë. Për këtë fakt do merrni edhe shpërblimet e duhura më pas. Buxhetin do e mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që në këtë sektor nuk pritet të keni asnjë lloj problemi.

Demi

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Gjatë kësaj dite duhet të mësoni të përshtateni dhe të pranoni edhe gabimet që keni bërë. Po ecët me mendjemadhësi dhe krenari nuk do keni asnjë përfitim. Për ju të dashuruarit gjërat nuk do fillojnë shumë mirë, por pas mesditës situata do fillojë të ndryshojë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni që t’i ndreqni ato sa më parë. Ju beqarët do realizoni takimin tuaj të ëndrrave dhe do futeni në një tjetër botë. Në punë mjedisi do jetë goxha i qetë dhe do keni dëshirë të vazhdoni përpara. Nuk do ju mungojë as frymëzimi në disa raste. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi kështu që mos ngurroni të kryeni edhe disa shpenzime më tepër.

Binjakët

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Mundohuni të mos përhumbeni gjatë kësaj dite dhe të mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Për ju që keni një lidhje klima do fillojë të ngrohet tej mase. Do dashuroheni me ëmbëlsi së bashku me partnerin dhe do ja shprehni më shumë ndjenjat njëri-tjetrit. Ju beqarët do merrni ftesa, por nuk do ndiheni të sigurt për hapat që duhet të hidhni. Në punë ka ardhur koha të pozicionoheni dhe të mbani një qëndrim për gjithçka. Mos u ndikoni nga kolegët, por bëni atë që do ju duket juve më e arsyeshme. Të ardhurat do jenë goxha më të qëndrueshme se më parë, megjithatë mirë është që para çdo shpenzimi të bëni një bilanc të gjendjes.

Gaforrja

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni plot dëshirë për të kaluar çdo lloj përpalljeje vetëm për të shprehur opinionet tuaja. Nëse keni të drejtë të gjithë kanë për t’iu besuar. Për ju të dashuruarit çdo gjë do funksionojë si duhet. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse në çdo moment do kuptoheni për mrekulli. Ju beqarët do jeni më me fat se të tjerët dhe do mund të realizoni takimet që keni ëndërruar. Në punë do jetë Urani që do ju motivojë gjatë gjithë kohës dhe do i vini në praktikë të gjitha njohuritë që keni marrë më parë. Buxheti do jetë i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër nga zakonisht.

Luani

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Pritet një ditë e ndërlikuar dhe e mbushur me probleme sot. Do ecni pa i peshuar mirë gjërat dhe mund të gaboni. Ju të dashuruarit do keni shumë komplekse dhe kjo do bëjë që të grindeni me partnerin. Mos vazhdoni me këtë sjellje nëse nuk doni që ai të mërzitet dhe t’iu braktisë shpejt. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri kështu që nëse nuk doni të mërziteni vetëm, më mirë qëndroni pranë miqve. Në punë shefat do ju kërkojnë llogari për mos përmbushjen në kohë të detyrave kështu që duhet të gjeni arsye të forta për t’u shfajësuar. Kujdes sepse nga sot mund të varet e ardhmja juaj. Për fat të mirë financat do jenë të privilegjuara gjithë kohës.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Në vend nxitoheni e të mërziteni sot më mirë qetësohuni dhe analizojini mirë gjërat. Keni për të dalë më të fituar. Venusi, Marsi, por edhe Jupiteri do kenë ndikim pozitiv tek jeta juaj në çift. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Ju beqarët duhet ta pranoni çdo ftesë dhe të njiheni me sa më shume persona. Në punë do bëni mirë të mos i bëni gjërat sipërfaqësore sepse ka rrezik t’iu riktheheni sërish më vonë. Më mirë përfundojini njëherë e mirë. Nëse doni që financat të mbeten të mira duhet ta privoni disi veten nga disa shpenzime. Po nuk u përmbajtët do keni vështirësi të paimagjinueshme.

Peshorja

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Ka shumë mundësi që sot të jeni shumë të mbyllur dhe do refuzoni edhe t’i dëgjoni këshillat që do iu jepen. Do bëni gabime të njëpasnjëshme. Për ju të dashuruarit ka rrezik që dita të jetë disi e zymtë. Nuk do jeni dakord me partnerin për disa gjëra dhe kjo mund të trazojë pak marrëdhënien mes jush. Ju beqarët nga ana tjetër do preferoni të qëndroni me statusin që keni dhe në prani të miqve të mirë. Sipas Dritare.net, në punë duhet t’i zbatoni planet me përpikmëri në mënyrë që situata të përmirësohet. Po neglizhuat gjëra keni për të pasur ende vështirësi. Në planin financiar nuk duhet të hidhni hapa të nxituara pasi në një moment apo në një tjetër situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Akrepi

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Gjatë kësaj dite duhet të bëni ndryshime konkrete dhe duhet të reflektoni disa herë para se të veproni. Mos gaboni që mos vuani më pas. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni të ngarkuar me punë, nuk duhet kurrsesi ta lini pas dore partnerin tuaj. Po nuk e dëgjuat këshillën keni për ta humbur atë. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe do i refuzoni të gjitha ftesat që do ju bëhen. Në punë jepni më të mirën nga vetja që të arrini rezultate edhe më të larta. Mos shpresoni që të tjerët të bëjnë punën tuaj. Gjendja financiare do jetë goxha e mirë, megjithatë mirë do jetë që çdo shpenzim ta bëni të mirëmenduar. Nuk duhet menduar vetëm për të tashmen.

Shigjetari

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Dite energjikë dhe e mbushur me emocione të këndshme ka për të qenë kjo e sotmja. Asgjë nuk do ju duket e pamundur dhe nuk do ndaleni. Për ju të dashuruarit do ketë çaste pasionante dhe momente fantastike. Do ndiheni mirë gjatë gjithë kohës. Nëse jeni beqarë duhet të mbani larg vetes persona që janë divorcuar për shkak të tradhtive. Ai që e bën njëherë një gabim do e bëjë edhe herë të tjera. Në punë, kushtet nuk do jenë të përkryera, megjithatë ju nuk do dorëzoheni. Do jeni këmbëngulës dhe do arrini të kaloni çdo lloj sfide. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë sepse mund të mbeteni edhe pa para.

Bricjapi

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

E sotmja do jetë dita e takimeve të mëdha dhe surprizave të këndshme. Do e keni vetë në dorë nëse do përfitoni mjaftueshëm apo jo. Ju të dashuruarit do keni dëshira të çmendura, por për fat të keq partneri nuk do mundet t’ua plotësojë dot. Kjo mund të ndezë edhe debate me të. Nëse jeni beqarë nuk ka rrezik të përballeni me zhgënjime vetëm se nuk duhet të nxitoheni dhe të merrni vendime të shpejta. Në punë do mbizotërojë një atmosferë e këndshme dhe do ndiheni të motivuar në çdo moment. Po punuat në grup sigurisht do arrini edhe më tepër. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do fillojë të përmirësohet gjithmonë e më shumë.

Ujori

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Energjia dhe buzëqeshja do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës sot. Ka mundësi t’iu realizohen të gjitha idetë që keni pasur në mendje. Ju që keni një lidhje do jeni sharmante dhe partneri do ju dashurojë akoma me më shumë fat që ju ka në krah. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të forta. Ju beqarët më në fund do realizoni një takim mbresëlënës nga i cili keni për të përfituar tej mase. Në punë do jeni gati të ndërmerrni çdo lloj iniciative dhe asgjë nuk do ju trembë. Nuk do e shprehni lodhjes aspak. Buxheti do jetë disi më i mirë se kohët e fundit, megjithatë mirë është të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshqit

Horoskopi i datës 5 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do doni të ecni para dhe nuk do e mbani më kokën mbrapa. Nëse keni një lidhje, yjet do ju mundësojnë një marrëdhënie harmonike dhe të bukur. Do bëni gjithçka për njëri-tjetrin dhe do kaloni vetëm çaste të lumtura. Ju beqarët duhet të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa sepse mund të pendoheni shpejt më pas. Në punë ka mundësi t’iu duhet të përballeni me goxha sfida të vështira. Kërkoni informacione nga kolegët dhe mos u ndalni sepse edhe mund t’ia dilni mbanë. Në planin financiar ka rrezik të keni probleme serioze shume shpejt nëse nuk merrni masat e duhura.