Dashi

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Demi

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua përmirësojnë jetën. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do ketë prioritet kështu që para saj nuk do vendosni asgjë tjetër. Do mendoni të bëni edhe surpriza të jashtëzakonshme të cilat do ua bëjnë zemrën mal. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa në mënyrë që të bindeni plotësisht. Sipas Dritare.net, në punë do nënshkruani një kontratë të re shumë më të rëndësishme se ajo që keni pasur. Tashmë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Buxheti do përkujdes të specializuar kështu që kërkoni ndihmën e personave të fushës nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.

Binjakët

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Mërkuri dhe Hëna do ju bëjnë më të ndërgjegjshëm gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të mos gaboni. Nëse keni një lidhje mos kërkoni shumë nga ai që keni në krah, por bëni fillimisht durim dhe së dyti hidhini sytë edhe nga vetja. Ju beqarët do ju joshin disa persona njëherësh dhe të gjithë do ju pëlqejnë. Në një moment do gjendeni në vështirësi se çfarë zgjedhjeje të bëni. Në punë vërtet keni humbur dinamizmin dhe ndonjë betejë, por do tregoni sot se luftën ende nuk e keni humbur. Reflektimi dhe këmbëngulja do ju çojë përpara. Sektori i financave do jetë më i mirë se dje.

Gaforrja

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Sot do bëni të pamundurën të sqaroni situatat e paqarta dhe do zbuloni edhe disa të vërteta. Nëse keni një lidhje do i bëni pyetjet e duhura partnerit dhe do arrini të sqaroheni njëherë e mirë edhe për disa probleme që ju kanë dalë. Mbrëmja ka për të qenë shumë më e kënaqshme. Ju beqarët mund të merrni mesazhe nga disa persona për të dalë. Pa u nxituar, reflektoni dhe me pas vendosni. Në punë do jeni më të përqendruar dhe askush nuk do ju largojë dot nga objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Luani

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë për të vendosur për diçka dhe Dielli dhe Urani do ua ndryshojë akoma më shumë mendimet. Ju të dashuruarit do jeni më pak ëndërrimtare dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e qetë. Konfliktet nuk do ekzistojnë aspak mes jush dhe po vazhduat kështu vetëm gjëra të mira keni për të përjetuar. Ju beqarët do ndiheni të lumtur edhe ashtu si jeni, prandaj nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë. Në punë ekziston ende rreziku për të gabuar, kështu që bëjini gjërat sa më ngadalë e pa u nxituar për asgjë. Në planin financiar do ju duhet të bëni një menaxhim më të mirë që gjendja të mos ketë probleme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Të kesh një ide për idealen është një gjë dhe të ëndërrosh sikur e jeton atë është një gjë tjetër. Sot duhet të jeni më të qartë me veten pasi kjo do ju mbajë larg lëndimeve. Nëse keni një lidhje do jeni të mbyllur dhe nuk do i thoni partnerit se cilat janë ato gjëra që do pëlqeni dhe ato që nuk do pëlqeni prej tij. Në këtë mënyrë nuk do kuptoheni si duhet dhe nuk do përjetoni kënaqësitë e menduara. Nëse jeni beqarë nuk do hidhni hapat e duhura për të konkretizuar ëndrrat. Në punë do i keni të gjitha kushtet për të ecur përpara, por do druheni e do keni frikë. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë vonë.

Peshorja

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Ka rrezik që sot të zhyteni në kujtime jo të mira dhe do mërziteni shumë. Nëse keni një lidhje do futeni në kriza të thella. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do kapeni edhe me gjërat elementare. Po nuk ndryshuar qëndrim dhe sjellje vetëm probleme do keni. Ju beqarët do ndiheni nën presion dhe do keni frikë të hidhni hapa pavarësisht se dikush do ju pëlqejë tej mase. Sipas Dritare.net, në punë ka mundësi që talenti juaj për të negociuar të vihet në provë të vështirë. Tregohuni të duruar dhe mos thoni fjalë të pamenduara. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta stabilizuar situatën.

Akrepi

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj dite mund t’i kaloni vetëm duke besuar tek vetja e duke mos u ndalur. Nëse keni një lidhje, në disa momente do e keni të vështirë të bini dakord me atë që keni në krah, megjithatë do reflektoni dhe nuk do thoni direkt fjalën e fundit. Nëse jeni beqarë do jeni më të qartë për ato që dëshironi të bëni dhe do joshni vetëm një person. Në punë keni për të ecur para me ritme të ngadalta, por të sigurta. Bëni durim dhe mos humbisni asnjëherë besimin për një të nesërme më të mirë. Paratë do i përkujdeseni më shumë dhe nuk do kryeni shpenzime të palogjikuara.

Shigjetari

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Sot nuk do shqetësoheni për asgjë dhe do jeni përherë në mbrojtje. Nëse keni një lidhje nuk do përballeni me pengesa, përkundrazi shumicën e kohës do dashuroheni plot pasion me partnerin. Pasditja dhe mbrëmja do jenë shumë të ngrohta. Ju beqarët do jeni magnetikë dhe do ja shprehni pëlqimin çdokujt pa u druajtur aspak. Në punë jo çdo gjë do jetë e vështirë, megjithatë për më tepër arritje do ju duhet më tepër përqendrim. Do i përmbyllni pak e nga pak të gjitha detyrat. Financat as nuk do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do përkeqësohet.

Bricjapi

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Vetë do jeni të sinqertë e të ndershëm sot, prandaj nuk do ju pëlqejë që të tjerët të luajnë me ju. Ju të dashuruarit do jeni tej mase të ndjeshëm dhe çdo kritikë e partnerit mund t’iu vrasë pamasë. Duhet të jeni më të mirëkuptueshëm sepse jo çdo gjë ai ua thotë për keq. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar. Në plani profesional gjërat kanë për të ecur më së miri. Nuk do keni aspak ankesa si dikur. Edhe kolegët do ju gjenden pranë sot. Të ardhurat do përmirësohen akoma më tepër pasi do jeni në çdo moment të kujdesshëm dhe të matur.

Ujori

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Sot do jeni gjithë kohës në hije dhe do e urreni këtë situatë duke qenë se do ëndërroni përherë të jeni në plan të parë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe do kërkoni që partneri as të mos i ktheje sytë diku tjetër. Në fakt me këtë sjelle nuk do bëni asgjë më shumë sesa do e përkeqësoni marrëdhënien me dorën tuaj. Ju beqarët do takoheni me disa persona, por ata do ju duken të këqij dhe të shëmtuar. Do e ekzagjerojnë disi. Në punë do jeni të pandalshëm, por nuk do ua njohin të gjitha meritat. Ne planin financiar duhet të bëni parashikime para se të hidheni në detin e shpenzimeve.

Peshqit

Horoskopi i datës 5 tetor 2020

Venusi do ju bëjë shumë këmbëngulës sot dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje zemra do ju ndihet edhe më mirë. Do kuptoheni me shikime me partnerin dhe kur të jeni vetëm do dashuroheni si kurrë më parë. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni me çdo lloj mënyrë kështu që nuk do e keni të vështirë të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do e fitoni më në fund postin që keni ëndërruar kaq kohë. As në planin financiar nuk do ju mungojë asgjë kështu që mund të jeni të qetë.