Dashi

Dashi

Demi

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Gjatë kësaj dite Hëna dhe Marsi do ju qëndrojnë pranë dhe do ua bëjnë çdo gjë më të lehtë. Tashmë do e kuptoni pushtetin e fjalëve dhe do dini si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do keni për çfarë të qaheni pasi partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Në mbrëmje mund të merrni edhe një propozim interesant. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni më të disponueshëm ndaj ftesave që do ju bëhen dhe mund të filloni menjëherë një lidhje. Në punë do jeni shumë bindës dhe do keni argumente konkrete për gjithçka. Çdo gjë do ju ecë si duhet. Të ardhurat do përmirësohen ne mënyrë të ndjeshme. Shfrytëzojeni këtë rast për të bërë investime.

Binjakët

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Sot do jetë dita e pajtimeve dhe gjërave pozitive. Do jeni më të duruar dhe më të gatshëm për të bërë kompromise. Nëse keni një lidhje, komunikimi në çift do jetë shumë i ngrohtë gjithë kohës. Do e keni më të lehtë edhe për të folur për disa tema delikate, për të cilat më parë nuk keni mundur dot. Ju beqarët do jeni të lirë të bëni atë që do mendoni më të logjikshme. Mundësitë për takime dhe lidhje do jenë të shumta. Në punë duhet të lidhni kontaktet e duhura për të arritur atje ke e keni imagjinuar. Po i morët gjërat me përtesë do keni vetëm vonesa. Në planin financiar gjendja do përmirësohet në mënyrë të menjëhershme.

Gaforrja

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do jeni ekspertë të komunikimit dhe do zgjidhni çdo gjë pa arritur të krijohen probleme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift nuk ka për të qenë e keqe. Do merreni vesh më mirë me atë që keni në krah dhe mund të filloni të bëni edhe plane për të ardhmen. Ju beqarët do jeni me fat në dashuri dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Në punë do keni diskutime të gjata me shefat dhe do ju zgjohet shpresa se nesër çdo gjë do jetë më mirë. Buxheti do jetë më i mirë se disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të shpenzoni sa të doni.

Luani

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Bazojuni tek gjërat për të cilat jeni të bindur sot dhe jo tek supozimet sepse kështu keni për të dalë më të fituar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale ka për të qenë edhe më delikate se disa ditë më parë. Nuk do ketë gjëra alarmuese, por nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet për gjëra të kota. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të filluar një lidhje dhe do i refuzoni ftesat që do ju bëhen. Në punë do i vini vetes qëllime dhe nuk do ndaleni derisa të arrini t’i përmbushni sa më shpejt ato. Rruga do jetë e vështirë, por aspak e pamundur. Do dini edhe ta menaxhoni si duhet kohën. Financat mbajini më tepër nën kontroll nëse nuk doni të keni probleme serioze më vonë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Më në fund do reflektoni me kujdes gjatë kësaj dite dhe jeta juaj ka për të qenë shumë më e mirë. Për ju të dashuruarit ka për të pasur momente të bukura dhe të mbushur me sensualitet. Do ndiheni mjaft mirë në çdo moment dhe me fat që keni dikë si partneri në krah. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të shpirtit tuaj binjak, por nuk do ja dilni dot ta gjeni. Bëni edhe pak durim sepse do vijë edhe dita juaj. Në punë perspektivat duken goxha të mira kështu që edhe pa u munduar shumë keni për të arritur. Për financat do jetë ditë e vështirë dhe kjo lidhet me faturat e majme që keni për të paguar sa më parë.

Peshorja

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Ka rrezik që hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe nuk do reflektoni para se të veproni. Do thoni gjëra për të cilat do pendoheni. Për ju të dashuruarit do ketë goxha momente delikate. Do keni ide shumë të ndryshme me partnerin dhe marrëdhënia me të nuk do jetë aspak e mirë. Ju beqarët do realizoni disa takime, por nuk do ndiheni ende gati të hidhni hapa më tej. Sipas Dritare.net, në punë Marsi do ju bëjë më të guximshëm dhe do tentoni të bëni çdo gjë që keni në dorë. Do ju shkoni deri në fund synimeve dhe përqendrimi do ju ndihmojë të arrini gjithçka. Me financat tregohuni sa më të organizuar sepse nëse fillojnë problemet, zor se mund të rivendosni lehtësisht qëndrueshmërinë.

Akrepi

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do e keni shumë të vështirë të shpreheni dhe kjo gjë do sjellë probleme. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni aspak mirë me partnerin tuaj dhe mosmarrëveshjet me të do jenë të vazhdueshme. Sido që të jetë puna, mirë është të mos merrni vendime të nxituara. Ju beqarët do jeni më të duruar dhe kjo do iu çojë në drejtimin e duhur. Në punë do zbatoni strategji shumë strikte, por vetëm po patët durimin e duhur mund të arrini ku doni. Merreni çdo gjë me qetësi dhe mos u nxitoni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është që çdo shpenzim të kryhet i mirë menduar.

Shigjetari

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni gjatë për zgjedhjet që duhet të bëni në mënyrë që nesër të mos pendoheni. Për ju të dashuruarit do ketë vështirësi të shumta dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Për shumë gjëra nuk do bini dakord me partnerin dhe kjo mund të ndezë here pas here debate. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të bëjnë ndryshime të statusit edhe pse do merrni propozime. Në fakt mirë është që të mos vononi shumë në kohë. Në punë askush nuk do ju pengojë të bëni gjërat që dëshironi, por vështirësitë për ju do jene të shumta. Nuk do mundeni dot t’i arrini objektivat. Financat do dini si t’i menaxhoni gjithë kohës.

Bricjapi

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Gjatë kësaj dite keni për të përjetuar ndjesi aq të bukura saqë në shumë momente do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Mund të merrni edhe vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e jashtëzakonshme. Në asnjë moment nuk do bini në melankoli dhe nuk do mërziteni, pasi yjet do krijojnë një ambient fantastik. Nëse jeni beqarë duhet të mendoheni mirë para se të hidhni hapa pasi në të kundërt mund të gaboni rëndë. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe nuk do gaboni asnjë moment. Për ju do ndodhin gjëra vërtet interesante. Me financat tregohuni sa me vigjilentë që të mundeni dhe gjendja nuk do jetë problematike aspak.

Ujori

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Gjatë kësaj dite do përjetoni një ndjesi sikur më në fund jeni dakord me veten dhe do ndiheni shumë më të qetë. Për ju të dashuruarit do mbizotërojë paqja gjithë kohës. Në çdo moment keni për t’u ndier mirë me partnerin dhe emocionet do jenë të forta. Ju beqarët do jeni gati edhe për çmenduri vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar. Pas mesdite ka gjasë të ketë surpriza. Në punë mos e teproni as me lodhjen as me mosveprimin sepse mund t’iu lindin shpejt probleme. Më mirë përmbushni detyrat që keni dhe më pas rini. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Jo vetëm që do i kryeni të gjitha shpenzimet, por mund të hiqni edhe para mënjanë.

Peshqit

Horoskopi i datës 7 gusht 2020

Marsi do ju irritojë pafundësisht gjatë kësaj dite. Do jeni shpesh të shpërqendruar dhe mund të ndiheni të lodhur. Për ju të dashuruarit Venusi do jetë i pozicionuar keq dhe problemet mes jush do jenë të njëpasnjëshme. Në disa momente do e mendoni vërtet edhe ndarjen. Ju beqarët nuk do keni aspak komplekse dhe ka gjasa të hidheni në krahët e të parit që do ju propozojë. Në punë do keni shumë gjëra për të bërë dhe mund të lodheni goxha fizikisht. Kërkoni lejë dhe bëni pak pushim. Financat do përmirësohen ndjeshëm pas një lotarie që do fitoni. Mundohuni që disa para t’i hiqni mënjanë.