Dashi

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Mërkuri do e shtojë imagjinatën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të realizoni të gjitha projektet që kishit menduar. Të shkuarën e hidhur do e lini pas krahëve. Nëse jeni në një lidhje, përveçse partnerë do jeni edhe miq me njëri-tjetrin kështu që çdo moment ka për të qenë i ngrohtë. Çdo problem do e përballoni së bashku. Nëse jeni beqarë do e kaloni gjithë kohën me miqtë dhe mund të keni vetëm dashuriçka platonike sot. Në punë, ndryshe nga zakonisht nuk do doni aspak të luftoni e të ndesheni. Do preferoni të qëndroni në një ambient harmonik sepse kjo gjë do ju frymëzojë më tepër. Financat do jenë në përmirësim e sipër.

Demi

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Sot do jeni gati të eksperimentoni në çdo moment dhe mund të ndërmerrni edhe ndonjë rrezik. Ju të dashuruarit do keni një mëngjes të zakonshëm, por pas mesdite shume gjëra do ndryshojnë, Do e surprizoni partnerin dhe në fakt atij do i pëlqejë pafund gjithçka që do i propozoni. Ju beqarët do e rigjeni buzëqeshjen pas kaq shumë kohësh. Për ju mund të fillojë një etapë e re. Sipas Dritare.net, në punë nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Nëse shefat ju propozojnë diçka të re, nuk do mendoheni dy herë para se të pranoni. Në fakt kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni. Edhe në planin financiar do merrni masa dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Binjakët

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Mos mendoni për problemet që keni kaluar, por shihni vetëm drejt së ardhmes me sa më shumë pozitivitet. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ndodhë asgjë e veçantë. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe bëni atë që do ndjeni sepse në fund të fundit një jetë keni. Nëse jeni beqarë do keni mundësi reale për të ndryshuar statusin dhe për të takuar princin tuaj të kaltër. Në punë do jeni shumë kreativë dhe nuk do keni frikë të provoni gjëra të reja. Çdo gjë do ju realizohet dhe shefat do mahniten. Me financat nuk do i keni punët mirë. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundni dot ta frenoni veten kur të shpenzoni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Me ardhjen e Diellit në qiellin tuaj, do jeni më në humor dhe më të gatshëm për të bërë lëshime. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë dhe do e keni më të lehtë të flisni hapur me partnerin. Paragjykimet duhet t’i lini mënjanë. Ju beqarët do ndiheni gjatë gjithë kohës të dëshiruar nga të tjerët dhe do e fillojnë menjëherë një lidhje. Në punë herë pas here do përtoni të hidhni hapa, por do i jepni kurajë vetes dhe do bëni atë që duhet. Perspektivat janë goxha më të mira sesa mendonit. Në planin financiar do keni probleme të njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.

Luani

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Mërkuri dhe Marsi do ju japin forcë për të treguar atë që doni dhe për të përballuar çdo gjë me sukses. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë të kënaqshme dhe pa probleme. Dashurohuni ashtu si ta mendoni se është më mirë. Për juve që jeni vetëm priten takime të rëndësishme. Ka mundësi që gjithçka të ndryshoje njëherë e mirë dhe zemra do ndihet e plotësuar. Në punë do jetë Jupiteri ai që do ju bëjë më të guximshëm dhe më kompetentë. Gjërat do ju shkojnë edhe më mirë nga sa kishit menduar. Saturni do ju ndihmojë në planin financiar dhe do e rigjeni ekuilibrin e munguar. Tashme do ndiheni më të qetë se më parë.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Atmosfera do jetë elektrizuese dhe shpesh e zymtë gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do ju ecë si keni parashikuar. Ju që jeni në një lidhje do keni konflikte të vogla, por që fatmirësisht pa pasoja të rënda. Në mbrëmje çdo gjë do zgjidhet dhe qetësia do mbizotërojë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe do fiksoheni pas dikujt. Në punë do iu jepet detyra e mbikëqyrjes së të tjerëve. Vërtet do e keni pak të vështirë ta bëni këtë sidomos me kolegët e vjetër, por do jeni të detyruar. Në planin financiar mos shpenzoni shuma të mëdha sepse keni për t’u gjendur në situata shumë të vështira më pas.

Peshorja

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Sot do jeni të zotët të lëvizni edhe male për të arritur atje ku dëshironi. Gjithsesi gjithmonë do bëni kujdes të mos nxitoheni. Për ju që keni një lidhje do jetë dite pasionante kjo e sotmja. Do përjetoni ndjesi të reja të cilat do ua shtojnë dëshirën për të jetuar. Ju beqarët do realizoni takime nga më të veçantat dhe do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhjeje. Në punë Mërkuri do jetë planeti më i favorshëm dhe do ju ndihmoje t’i përshpejtoni më shumë gjërat. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni më të organizuar se më parë dhe do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Nuk do mendoni vetëm për të sotmen.

Akrepi

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Ka ardhur koha të kënaqni veten sot. Dëgjoni vetëm zemrën dhe mos mendoni për asnjë gjë tjetër. Për ju që jeni në një lidhje gjithçka do ndodhë si me magji dhe emocionet e kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Ju beqarët do ndihmoheni nga Jupiteri dhe do afroheni më tepër pranë personit që pëlqeni. Tashmë do e keni më të lehtë t’ia shprehin ndjenjat atij në një mënyrë të veçante. Në punë do keni një marrëdhënie të shkëlqyer me kolegët dhe shefat dhe do e bëni detyrën me më shumë qejf. Financat do varen nga ju. Po shpenzuat shuma të konsiderueshme menjëherë do përballeni me vështirësi pa fund.

Shigjetari

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Sot do përballeni me një sfide shumë të madhe, atë të kanalizimit të energjive. Ju të dashuruarit do jeni shumë të qetë dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Edhe pse partneri nuk do ju kushtojë rëndësinë e duhur ju nuk do mërziteni , por do tregoheni të duruar. Ju beqarët duhet të ndryshoni skemën e zakonshme të joshjes në mënyrë që të arrini sa më par të bëni për vete një person me vlera. Në punë do vazhdoni projektet e nisura dhe shefat mund t’iu vlerësojnë për përkushtimin. Në planin financiar do i keni të gjitha aftësitë për ta menaxhuar sa më mirë situatën dhe do i mbani të ardhurat nën kontroll.

Bricjapi

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Çdo gjë do ju duket e vështirë për t’u menaxhuar sot dhe ndonjëherë do mendoni se jeni tërësisht të pazotë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të turbullt dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mirë do jetë të mbani paksa distancë nga partneri derisa të qartësoheni. Do ju bëjë mirë të dyve. Ju beqarët do takoni princin e kaltër dhe do futeni në një tjetër etapë. Gjithçka tashmë do ju duket rozë. Në punë duhet t’iu qëndroni besnikë ideve tuaja dhe duhet të vazhdoni të përdorni metodat që jeni mësuar t’i përdorni. Rezultatet do jenë shumë të mira dhe askush nuk do ju kritikojë. Në planin financiar do keni goxha probleme të cilat vetë nuk do arrini dot t’i zgjidhni. Kërkoni sa më parë ndihmë.

Ujori

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Sot nuk do jeni asnjë moment të kënaqur me ato që do arrini dhe do kërkoni të bëni shumë më tepër. Për ju që keni një lidhje priten ndryshime të mëdha. Do jeni më të hapur dhe komunikues me partnerin prandaj do sqaroheni për çdo. Ju beqarët do filloni një jetë shumë më ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizoni. Në punë do merreni vesh shumë mirë me kolegët dhe mund t’iu propozoni atyre një bashkëpunim më të fortë për një projekt të madh. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po u treguat të pakujdesshëm dhe të shpenzoni pa mbarim do keni probleme të jashtëzakonshme.

Peshqit

Horoskopi i datës 8 nëntor 2020

Gjatë kësaj dite dashuria dhe marrëdhënia shoqërore do jenë prioritet. Nëse arrini t’iu jepni rëndësinë e duhur do ndiheni më të gëzuar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një ditë të bukur. Partneri do ua plotësojë të gjitha dëshirat dhe keni për t’u ndier më mire se kurrë më parë. Nëse jeni beqarë do dashuroheni me shikim të parë me një person të ri në punë dhe do ja shprehin atij këtë gjë me shikime dhe gjeste. Në punë do luftoni shumë për të arritur atje ku doni dhe për asnjë moment nuk do keni dyshime për hapat që duhet të hidhni. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por gjithsesi me i kënaqshëm se disa ditë më parë.