Dashi

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Në përgjithësi klima nuk do jetë shumë e ngrohtë sot dhe herë pas here do përballeni me probleme dhe vështirësi. Mundohuni të gjeni here pas here kohë edhe për jetën shoqërore. Jeta juaj në çift në shumë momente do jetë e trazuar dhe e mbushur me debate të forta. Edhe pse do mundoheni nuk do arrini dot ta qetësoni situatën. Nëse jeni vetëm do ju duhet të ndryshoni sjelljen dhe vendet që frekuentoni për të pasur takime. Në punë do iu jepet një detyrë e re që do kërkojë më tepër përgjegjësi. Tregohuni shume të kujdesshëm. Nëse nuk e kontrolloni dot veten me shpenzimet, situata financiare ka për t’u përkeqësuar.

Demi

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Intuita juaj do jetë shumë e fortë gjatë kësaj dite dhe do i ndjeni gjërat para se të ndodhin. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni aq mirë pranë njëri-tjetrit saqë nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment. Do kuptoheni edhe pa folur fare. Bujaria nuk do mungojë prej asnjërit. Nëse nga ana tjetër jeni ende beqarë, duhet ta keni mendjen në mbrëmje sepse atëherë do shfaqen mundësitë më të mira. Sipas Dritare.net, në punë do keni shumë pikëpyetje për të ardhmen tuaj profesionale. Këshillohuni më mirë me familjarët dhe miqtë më të ngushtë sepse ata mund t’iu mbështesin. Me financat do keni shumë fat.

Binjakët

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Për të ruajtur një atmosferë sa më të ngrohtë sot e mira është të bëni pak më shumë lëshime dhe të jeni më të kujdesshëm. Nëse keni një lidhje, herë pas here do jeni nën presion për hapat që duhet të hidhni sepse partneri do ju bëjë propozime dhe do presë përgjigje. Këshillohuni njëherë me miqtë. Nëse jeni beqarë do e hapni zemrën dhe do pranoni të shoqëroheni me personat që ju kanë simpatizuar prej kohësh. Në planin profesional do merrni vendime sot. Ambicia në fakt nuk do ju lërë që të dorëzoheni përballë pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do pësoje disa tronditje të vogla për shkak të investimeve të nevojshme që duhet të kryeni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni edhe më të logjikshëm dhe do arrin i të vendosni çdo gjë në vijë. Probleme serioze nuk keni për të pasur. Marrëdhënia me personin e jetës suaj do bazohet tek bashkëpunimi dhe besimi reciprok. Klima do jetë mjaft harmonike dhe nuk do keni asnjë konflikt. Për ju beqarët ka ardhur momenti më i përshtatshëm për të takuar dikë. Ajo që kaq shumë e keni pritur do ndodhë pikërisht sot. Në punë do jeni shumë kërkues nga vetja dhe asnjëherë nuk do kënaqeni me aq sa do arrini. Në disa momente çdo gjë do ju duket e pakalueshme. Situata financiare nuk do jetë shumë e qëndrueshme prandaj mos jepni hua dhe bëni kujdes edhe me shpenzimet e tepruara.

Luani

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Hëna dhe Saturni do vënë në pah anën tuaj serioze sot. Do kërkoni që çdo gjë të bëhet ashtu si thoni ju dhe do ju duket vetja të pagabueshëm. Ju të dashuruarit, mund të keni probleme në jetën tuaj në çift sidomos nëse mundoheni të flirtoni me dikë tjetër. Ndryshoni sjellje nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Ju beqarët do të ndikoheni pozitivisht nga planetët. Do jetë një ditë shumë e mirë për dashurinë dhe mund të krijoni një lidhje që do zgjasë. Në punë, sido që të vijnë gjërat mirë është të verifikoni gjithçka para se të veproni. Nga ana tjetër nuk duhet as ta ngarkoni veten me gjëra të tepruara. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Hëna do jetë planeti më i begatë gjatë kësaj dite që do ju sjellë rehati dhe do ju nxitë të keni më tepër besim tek vetja. Buzëqeshja do ju shoqërojë gjithë ditën. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do bazohet tek sinqeriteti. Çdo partner do respektojë personalitetin e tjetrit, duke lënë pas dore nocionin e çiftit tradicional. Për ju beqarët dashuria do jetë një çështje e rëndësishme, por sigurisht që vjen pas suksesit profesional dhe krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme. Në punë, me Diellin në krah, keni për të kaluar çdo lloj sfide dhe do mund të merrni çdo gjë që kërkoni. Financat priten të jenë të mira, por gjithsesi bëni kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do keni shume ide në kokë dhe nuk do dini nga t’ia nisni më parë. Shpesh edhe mund të hezitoni për të hedhur hapa. Nëse jeni në një lidhje duhet të kujdeseni më tepër për personin që keni pranë. Mos i lini atij asnjë shteg për të shkuar tek dikush tjetër. Ju beqarët edhe pse mund të keni menduar të mbyllim portat e zemrës, mund të keni një dashuri me shikim të parë. Jeta juaj më në fund do të ndryshojë. Sipas Dritare.net, në punë yjet këshillojnë të largoheni nga disa kolegë që ju kritikojnë gjithë kohës edhe kur ju arrini gjëra të mëdha. Ndonjëherë zilia mund të kalojë çdo cak. Për sa ju përket financave situata do jetë e mirë. Gjithsesi për çdo vendim mendohuni pak.

Akrepi

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite, mundohuni të tregoheni sa më të logjikshëm dhe të kujdesshëm. Mos hidhni asnjë hap pa qenë plotësisht të bindur sepse do përballeni me pasoja të papëlqyeshme. Për ju që keni një lidhje dita do jetë plot kontraste. Nga njëra anë Venusi do të sjellë momente harmonike dhe nga ana tjetër Neptuni do iu bëjë shumë kërkues ndaj partnerit. Mund të lindin edhe kontradikta. Ju beqarët do keni fat në dashuri e do filloni të bëni edhe disa projekte për të ardhmen. Në punë do ju duhet të ushtroni detyrën në kushte vërtet të vështira. Në shumë momente mezi do i zbatoni planet dhe do lodheni tej mase. Ka ardhur koha që financat t’i menaxhoni si duhet. Mos blini absolutisht gjëra të shtrenjta sot.

Shigjetari

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Do jeni më kreativë gjatë kësaj dite dhe keni për të kaluar një ditë shumë më pozitive nga sa keni menduar. Për ju që keni një lidhje do jetë një nga më të mira që keni kaluar kohët e fundit. Planetët premtojnë momente të lumtura dhe pasion me shumicë kështu që shijojeni sa të mundni. Nëse jeni beqarë mos kërkoni shumë lart dhe mos e mbani hundën përpjetë sepse askush nuk do i kthejë sytë nga ju. Tregohuni më të thjeshtë dhe do dilni të fituar. Në punë do dini mirë si t’i formuloni idetë dhe do jeni më të besueshëm. Përgatituni të merrni edhe propozime që do ju lenë me gojë hapur. Duhet të mendoheni mirë në planin financiar para se të veproni sepse situata do jetë pështjelluese.

Bricjapi

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Sot do jetë ditë shumë e mirë për ju dhe mund të filloni projekte të rëndësishme. Fillimisht do ju duket gjithçka e vështirë, por keni për t’ia dalë mbanë. Jeta juaj në çift do jetë ashtu si ju e kishit ëndërruar. Jo vetëm që do shkoni në qiell të shtatë, por do ndiheni të sigurt për gjithçka që keni ndërtuar. Ju beqarët do keni shumë takime, por personat që do takoni do jenë më shumë interesaxhinj sesa interesantë. Mos u lidhni nëse e doni veten. Në punë, në mëngjes do ju mungojë përqendrimi, por pas kritikave të kolegëve që ju duan të mirën do i riktheheni detyrës së dhënë. Financat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do mund të bëni disa shpenzime që i keni menduar prej kohësh.

Ujori

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Jupiteri dhe Merkuri do ju bëjnë disi më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do dini të komunikoni e të gjeni gjuhën e përbashkët me të gjithë. Nëse keni një lidhje, gjithçka do të varet nga sjellja juaj. Nëse tregoheni arrogantë dhe aspak tolerantë situata do të përkeqësohet, ndërsa nëse i kushtoni rëndësinë e duhur dashurisë, gjithçka do shkojë mirë. Largojeni me çdo kusht rutinën. Ju beqarët nuk do keni fat kështu që më mirë mos tentoni të kërkoni personin ideal. Në punë do dini mirë si të veproni dhe do e hidhni çdo hap me plan e kujdes të madh. Me financat nuk do keni probleme përkundrazi do iu jepet edhe mundësia t’i përmirësoni ato.

Peshqit

Horoskopi i datës 8 qershor 2020

Do përshtateni me çdo situatë sot dhe do kërkoni gjithë kohës qetësinë. Bëni vetëm kujdes nga disa persona të shenjës së Binjakëve që do duan t’ua prishin planet. Marrëdhënia në çift do jetë e mirë dhe secili prej jush do respektojë të drejtat e tjetrit. Mundohuni të tregoheni edhe pak më të arsyeshëm nëse doni të arrini harmoninë absolute. Ju beqarët do keni takime, por lidhjet që do kenë fillesat sot nuk do shkojnë gjatë. Bëni kujdes. Në punë do jeni paksa nervozë nëse keni për të filluar një detyrë të re. Disa fjalë të shefave do jenë ato që do ju qetësojnë. Mos u ndikoni nga askush për të bërë shpenzime marramendëse sepse gjithçka do jetë në disafavorin tuaj dhe buxheti do ketë probleme.