Dashi

Dashi

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ndjeni paraprakisht disa gjëra. Nëse keni një lidhje herë pas here do gjendeni në situata të tensionuara. Në vend që të ulërini dhe të merrni vendime përfundimtare, më mirë mbani pak distancë dhe reflektoni me kujdes. Ju beqarët ka mundësi ta lëshoni tërësisht veten para një personi që nuk keni shumë që e keni njohur. Në punë duhet të bëni akoma më shumë përpjekje dhe të tregoheni profesionalë për të arritur atje ku keni menduar. Mbani mend që shkallët ngjiten një e nga një. Në planin financiar do ju mbështesë fort Urani dhe gjendja do mbetet e mirë.

Demi

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Mërkuri dhe Marsi nuk do ndikojnë shumë pozitivisht sot dhe mund t’iu bëjnë shumë të ashpër. Nëse keni një lidhje mund të flisni hapur me partnerin për disa çështje dhe do jeni të prerë në ato që do thoni. Mosmarrëveshjet do i shmangni dhe do vendosni të keni një periudhë reflektimi. Ju beqarët do jeni mbretër të joshjes dhe me siguri që do e ndryshoni shumë shpejt statusin. Sipas Dritare.net, në punë do keni mbështetjen e yjeve dhe do jepni më të mirën nga vetja. Për financat nuk do keni asgjë për çfarë të shqetësoheni sepse situata do mbetet nën kontroll.

Binjakët

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Gjatë gjithë kësaj dite, të nxitur nga Urani, do e dini shumë mirë se çfarë do bëni. Do jeni të arsyeshëm dhe do merrni vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë origjinale dhe e bukur. Ju thjesht duhet të përfitoni sa të mundeni. Nëse jeni beqarë, do iu duket se dashuria nuk do vijë kurrë për ju. Një takim pasdite do iu bëjë të ndryshoni mendim njëherë e përgjithmonë. Në punë do filloni dalëngadalë të konkretizoni disa projekte. Bëni njëherë një plan dhe më pas ndiqni pikë për pikë ato që keni menduar. Një i afërm do iu japë mbështetjen e tij. Merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që financat të mos përkeqësohen shumë. Ulini pak shpenzimet.

Gaforrja

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Planetët do ju ndihmojnë të konkretizoni ëndrrat gjatë kësaj dite, pikërisht ato që i keni pasur në mendje prej kohësh. Keni për të marrë edhe mbështetjen e të afërmve. Për ju të dashuruarit gjithçka do ecë mirë. Së bashku me partnerin do takoheni me miqtë e ngushtë dhe do kaloni një mbrëmje të mrekullueshme. Ju beqarët duhet të shmangin krijimin e një lidhjeje sepse nuk është aspak momenti i duhur. Në fillim të ditës puna do ketë disa probleme, por që me kalimin e kohës do rregullohen. Edhe me kolegët që keni pasur zënka do pajtoheni. Financat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do jeni më optimistë për të ardhmen. Shpenzoni me maturi dhe me kujdes.

Luani

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Instinkti nuk do ju lejojë të gaboni gjatë kësaj dite dhe do merrni disa vendime që i keni menduar gjatë. Hëna do përkujdeset tej mase për ju. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për të ardhmen tuaj dhe do filloni të bëni plane. Situata do jetë më e mirë sesa e kishit menduar. Ju beqarët do kaloni një ditë të bukur nën praninë e miqve të ngushte dhe nuk do e ndieni nevojën e krijimit të një lidhjeje. Në punë jo vetëm që do përmbushni detyrimet, por do bëni edhe me tepër se kaq. Shefat do iu përgëzojnë. Për shkak të disa shpenzimeve urgjente që duhet të bëni financat do tronditen pak. Gjithsesi nuk do keni probleme të mëdha.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Dita e sotme do jetë përgjithësisht e bukur dhe e mbushur me surpriza. Lëreni veten të udhëhiqeni nga momenti. Nëse keni një lidhje mos lejoni askënd t’iu futë në turbullira. Edhe pse do jeni paksa të mërzitur për diçka flisni me partnerin qetësisht dhe pa ngritur zërin. Për ju beqarët, sektori i dashurisë do jetë një kuti e madhe e mbushur me surpriza të bukura. Ndjenjat do jenë në qendër të vëmendjes dhe do iu kushtoni mjaft rëndësi. Në punë fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës dhe mund të filloni edhe një projekt të rëndësishëm që e keni ëndërruar prej kohësh. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të tregoheni të arsyeshëm që të ruani ekuilibrin.

Peshorja

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Gjatë kësaj dite do e shijoni kohën tuaj të lirë dhe do përfitoni më shumë nga momentet e bukura. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Kushtojini atij që doni vëmendjen e duhur nëse nuk doni ta humbni. Ju beqarët nuk duhet të rendni pas emocioneve të momentit sepse mund të bëni gabime të pafalshme. Merrini gjërat sa më shtruar. Sipas Dritare.net, në punë ka shumë mundësi që gjërat të ngadalësohen. Ju nuk do bëni aq sa duhet për të arritur atje ku doni dhe një nga arsyet është se nuk doni të lëndoni kolegë që ju kanë qëndruar gjithmonë pranë. Në planin financiar duhet me patjetër të merrni masa drastike në mënyrë që situata të përmirësohet.

Akrepi

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Mërkuri mund të sjellë disa turbullira gjatë kësaj dite dhe nervat tuaja nuk do jenë shumë të qeta. Ka mundësi që të ndodhin edhe debate. Nëse jeni në një lidhje kujdesuni më tepër për atë që kini në krah sepse nuk do dilni të zhgënjyer. Bëni kujdes kur flisni dhe mendohuni disa herë para se të veproni. Ju beqarët do keni shumë sukses me seksin tjetër dhe do takoni personin që keni ëndërruar aq shumë. Në planin profesional do nisni një projekt të rëndësishëm, i cili do iu sjellë mjaft përfitime. Mos e frenoni veten asnjë moment, por tentoni. Për sa iu përket financave mos e mbani shpresën tek ndihma e te tjerëve dhe vetë të shpenzoni pa limit sepse do përballeni me probleme.

Shigjetari

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Do jeni shumë më të organizuar se zakonisht gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ecë më lehtësisht. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë prioritet. Do hiqni mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah. Ju beqarët nuk do filloni ndonjë histori sepse nuk do ndesheni me ndonjë person interesant. Është më mirë të mos nxitoheni. Në punë do angazhoheni me mish e me shpirt për të bërë më të mirën dhe për të nderuar shefat që ju kanë besuar pafundësisht. Do jeni shumë profesionistë. Me financat do tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet po të keni mundësi.

Bricjapi

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Ka mundësi të tregoheni të pamatur gjatë kësaj dite dhe të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje dhe ajo deri tani ka qenë e qetë e pa probleme, sot do kaloni një ditë të dyzuar. Nga njëra anë do keni momente të ngrohta dhe nga ana tjetër do bëni debate që do iu mërzitin. Tregohuni të matur me gjithçka. Nëse jeni ende beqarë, planetët do bëhen bashkë dhe do provokojnë dashuri me shikim të parë. Në punë mos i besoni askujt tjetër përveç vetes sepse do ju nxitin të futeni në rrugë të gabuara e pa dalje. Të ardhurat do të rriten mjaft vetëm se ju nuk duhet të shpenzoni shumë.

Ujori

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Do keni disa ide në kokën tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do dini të ndaleni. Ky do jetë një gabim që mund t’iu kushtojë. Kujdes edhe me tonin e zërit. Nëse keni një lidhje dhe partneri iu kritikon shumë ose nuk është në humor të mirë, mundohuni ta kuptoni. Kjo vjen nga situata paksa e ndërlikuar në familjen e tij. Keni për ta parë se gjërat do ndryshojnë shpejt, mjafton të bëni disa lëshime. Ju beqarët pas kaq kohësh do filloni një histori të këndshme dashurie. Në punë mjafton të përqendroheni pak më shumë tek qëllimi final dhe do ia dilni. Ka mundësi të merrni edhe ndonjë shpërblim sot. Ditë pozitive për sektorin financave. Do shpenzoni pak më shumë dhe sërish ekuilibri nuk do tronditet.

Peshqit

Horoskopi i datës 9 qershor 2020

Do jeni shumë të qetë sot dhe gjithçka do e bëni me kujdes. Mundet edhe t’i kritikoni personat që do i mendojnë keq për ju, por me maturi. Jeta sentimentale për ju që jeni në çift do shkojë më së miri. Do i përkushtoheni së tepërmi partnerit tuaj dhe pasioni me shumë gjasa do të rikthehet. Edhe për ju beqarët do jetë një periudhë e favorshme për të shtuar kontaktet dhe për të njohur persona të rinj. Në punë do iu jepen mundësi të reja për të arritur objektivin, por sigurisht që do ju duhet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur në majë. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha, gjithsesi mirë është të mos shpenzoni kot së koti.