Dashi

Dashi

Planetët do ju irritojnë pafundësisht gjatë kësaj dite. Do jeni shpesh të shpërqendruar dhe mund të ndiheni të lodhur. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas masave që do merrni gjithçka do përmirësohet. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Jo vetëm që do i kryeni të gjitha shpenzimet, por mund të hiqni edhe para mënjanë.

Demi

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Sot nuk do i bëni gjërat përgjysmë. Saturni dhe Venusi do jenë mbështetje e fortë që do ju çojnë atje ku dëshironi. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Sipas Dritare.net, financat do përmirësohen ndjeshëm pas një lotarie që do fitoni. Mundohuni që disa para t’i hiqni mënjanë.

Binjakët

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Ka rrezik që dita e sotme të jetë problematike për ju dhe shpesh mund të gjendeni në vështirësi për të ecur përpara. Shëndeti herë pas herë do lërë për të dëshiruar. Mund të keni shqetësime nga koka, muskujt dhe shpina. Dielli dhe Mërkuri do sjellin qëndrueshmëri në sektorin e financave. Nuk do e keni problem të kryeni edhe ndonjë shpenzim më shumë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Gjatë kësaj dite do jeni ekspertë të komunikimit dhe do zgjidhni çdo gjë pa arritur të krijohen probleme. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Jupiteri do ndikojë negativisht dhe do keni shqetësime. Merrni masa për t’u mbrojtur ndaj problemeve. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe mund të bëni edhe disa investime.

Luani

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Nuk do jeni aspak të qëndrueshëm në mendime sot dhe nuk do ju kushtoni vëmendjen e  duhur personave që do iu flasin. Gjendja shëndetësore do jetë shumë më e mirë se më parë. Mund të keni vetëm disa probleme të vogla me tretjen e ushqimit. Buxheti do jetë më i mirë se disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të shpenzoni sa të doni.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Bazojuni tek gjërat për të cilat jeni të bindur sot dhe jo tek supozimet sepse kështu keni për të dalë më të fituar. Shëndeti do ketë disa probleme. Mund të vuani nga ndonjë alergji ose nga probleme gastrike. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen nga specialistet.

Peshorja

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Gjatë kësaj dite do zgjidhni shumë pikëpyetje të jetës tuaj dhe do ndiheni shumë më të qetë. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lërë për te dëshiruar. Mund të ndiheni të dobët, pa force si dhe mund të keni dhimbje stomaku. Sipas Dritare.net, në planin financiar planetët do ju bëjnë më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm, prandaj gjendja do mbetet e mirë.

Akrepi

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ju dhe nuk do qëndroni pa reaguar. Në disa momente madje do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jenë goxha më mirë. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Financat mbajini më tepër nën kontroll nëse nuk doni të keni probleme serioze më vonë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Mërkuri dhe Venusi do favorizojnë çdo gjë sot dhe falë komunikimit do arrini të kuptoni shumë gjëra. Gjendja shëndetësore do jetë më e qëndrueshme. Do ndiheni të relaksuar dhe të qetë gjithë kohës. Tek financat Dielli do ndikojë pozitivisht dhe do ua qartësojë mendimet. Nuk do bëni aspak gabime.

Bricjapi

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Ka rrezik që hëna t’iu bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj dite dhe nuk do reflektoni para se të veproni. Do thoni gjëra për të cilat do pendoheni. Shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe nuk do ju mungojë asnjë ditë energjia. Në planin financiar do bëni të pamundurën që ta stabilizoni situatën. Gjendja ka për të qenë më e qëndrueshme.

Ujori

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Gjatë kësaj dite do e  keni shumë të vështirë të shpreheni dhe kjo gjë do sjellë probleme. Për shëndetin nuk do qaheni aspak sepse gjendja do jetë e jashtëzakonshme. Do jeni gjithë kohës energjikë. Me financat tregohuni sa më të organizuar sepse nëse fillojnë problemet, zor se mund të rivendosni lehtësisht qëndrueshmërinë.

Peshqit

Horoskopi i datës 5 prill 2020

Do jeni shumë të pjekur gjatë kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap të pamenduar me kujdes. Keni për ta parë se sa mirë do ju rrjedhin gjërat. Shëndeti gjithashtu do jetë i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin që ju ka munduar deri më sot. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është që çdo shpenzim të kryhet i mirë menduar.