216 hotele pjesë e anketës

216 hotele pjesë e anketës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për periudhën e tremujorit të fundit të vitit 2019, ku thuhet se numri i vizitorëve e ishte 67 mijë e 493 preson, prej tyre 61.17%  vizitorë të jashtëm.

Sipas ASK-së, në tremujorin e katërt të vitit 2019, pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Tutje ASK njoftoi se numri i net-qëndrimeve ishte 114 mijë e 209, prej tyre 35.01% nga vendorët dhe 64.99% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 30 mijë e 834 vizitorë dhe 54 mijë e 568 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj, sipas Agjencisë, përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqi, etj./21Media