Një hotel luksoz në Korenë e Jugut ka kërkuar falje pasi ishte vërejtur nga pushuesit se njerëzit nga jashtë mund t’i shihnin ata brenda saunës apo banjos së hotelit.

“Grand Josun”, një hotel me pesë yje në ishullin e njohur turistik Jeju, lëshoi një deklaratë në faqen e tyre të internetit pasi një blog lokal raportoi për problemin.

Puna në saunë është pezulluar deri në rregullimin e problemit, rtv21.tv.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Koresë së Yonhap, policia lokale u thirr kur mysafirët filluan të ankoheshin tek stafi i hotelit.

Mes pandemisë së koronavirusit, dhomat me avull dhe sauna të thatë janë mbyllur, por vaskat e përgjithshme kanë qenë të hapura me numër të kufizuar./21Media