I mandatuari për kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, teksa ka deklaruar se legjitimi i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë së re do të ndodhë në mënyre demokratike. Ai u shpreh se nuk do të cenohet Kushtetuta.

“Legjitimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike permes votes se perfaqesuesve te popullit ne Kuvend. Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet.”, shkroi Hoti në Facebook.

Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike…

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 30. April 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar sot Avdullah Hotin si të nominuar për kryeministër të Kosovës. Ai tha se këtë e bëri pas një letre që mori sot nga lideri LDK-së Isa Mustafa.

Në atë letër sipas Thaçit, Mustafa i kishte thënë se i mbështet kriteret mbizotëruese për kirjimin e qeverisë së re, duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare për qeverinë e re./21Media