Raporti i BE-së për Kosovën.-Szunyog: BE-ja do të investoj 9 miliardë euro në rajonin e Ballkanit perëndimor .-Hoti: Raporti dëshmon se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave .-Szunyog: Duhet ta pyesni Lajcakun për asociacionin

Raporti i Komisionit të Bashkimit Evropian vë në pah se Kosova në shumicën e fushave ka bërë progres të kufizuar, si në administratën publike, në sistemin e gjyqësorit. Shtohet se është bërë përparim i kufizuar sa i përket rritjes së transparencës në administratën publike dhe në procedurat e prokurimit publik. Po ashtu kërkohet që të bëhet më shumë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por, kryeministri Avdullah Hoti thotë se raporti dëshmon se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Thotë se të gjitha vërejtjet që janë përmendur në raport do të adresohen. (Teksti-Burim ZARIQI, kamera-Orhan  BYLYKBASH).//21Media