Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak në Kosovë

Përfaqësuesi i BE-së Miroslav Lajçak në Kosovë

Emisarin special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet me udhëheqësit e institucioneve, partive politike dhe shoqërinë civile. Sot Lajcak është pritur nga kryeministri Avdullah Hoti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. Pas takimit kryeministri Hoti tha se vizita e Lajçakut është në momentin e duhur për të bërë një vlerësim për procesin e dialogut, edhe për të bërë plane për takimet e ardhshme që do t’i ken në kuadër të këtij procesi. Sa i përket asociacionit Hoti tha se asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.(Teksti- Burim ZARIQI, kamera- Orhan BYLYKBASH)./21Media