Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot për nderë të 28 Nëntorit -Ditë së Flamurit, bëri homazhe pranë shtatorës së Gjergj Kastriot Skënderbeut pastaj te ajo e presidentit historik, Ibrahim Rugova, për të vazhduar tutje edhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Hoti tha se sot është festë për çdo shqiptar, ndërsa si institucione shtetërore do të nderojnë të gjithë dëshmorët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare. Ne filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbëut me të cilën sikurisht identifikohet Nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, të shtatorja e Ibrahim Rugova dhe tash do të vazhdojmë edhe në Prekaz në vendin e shenjtë për tregu nderimie ndaj tyre dhe ndaj të gjithë atyre që kanë kontribu për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot”, tha Hoti në një prononcim për media.

Shqipëria feston sot 108-vjetorin e shpalljes së mëvetësisë në të gjitha territoret shqiptare pas një lufte gjysmë shekullore që nga shteti shqiptar i Skënderbeut dhe luftërave të pandalshme kundër pushtuesve Osman e cila kulmoi më 28 Nëntor 1912./21Media