Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka pasur një bashkëbisedim me drejtuesit e Këshillit Atlantik (Atlantic Council), të cilët i njoftoi për prioritet e Qeverisë së Kosovës, sidomos për menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Në këtë bashkëbisedim përmbajtësor,  Hoti ka ritheksuar përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin rajonal, si dhe për integrimet euroatlantike të Ballkanit Perëndimor./21Media