Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po i bojkoton deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit, duke dalë nga salla kur deputetët e kësaj partie merrnin fjalën.

Hoti në fillim ka lëshuar sallën kur në foltore të Kuvendit ka dalur për të folur shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, pastaj kur ka marr fjalën deputetja, Fitore Pacolli dhe më pas edhe nënkryetarja eKuvendit, Arbërie Nagavci.

Deputetët opozitar po akuzojnë Hotin për 100 ditët e qeverisjes./21Media