Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se brenda dy javësh kanë arritur të paguajnë 10 mijë e 668 qytetarë nga pakoja emergjente fiskale.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se së shpejti do të ekzekutohet edhe pagesa 50 për qind për qiratë e bizneseve.

Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejt 10 mijë e 668 qytetarë. Nga 170 euro për paga mujore, nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve, nga 130 euro puntorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë, nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj. Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve. Rimekembja ekonomike po ndodhë“, ka shkruar Hoti./21Media