Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se është e papranueshme që në këtë situatë  kur vendimet e Qeverisë janë në fuqi dhe inspektorët e policët janë në terren, në Kosovë organizohen dasma dhe ahengje familjare.

“Është e papranueshme ndërkohë që vendimet e Qeverisë janë në fuqi, derisa inspektorati dhe policia janë në terren, organizohen dasma dhe ahengje nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme anembanë Kosovës. Me këto veprime të papërgjegjshme ne rrezikojmë jetën e fëmijëve dhe prindërve tanë”, tha Hoti në konferencën e mbajtur pas përfundimit të takimit me komitetin për menaxhimin e COVID-19. /21Media