Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Sipas Qeverisë, në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e dialogut me Serbinë, i cili, siç ka ritheksuar kryeministri Hoti, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Po ashtu, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolovan për masat që po ndërmerr qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.