Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it gjeneral-majorin, Franco Federici me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, të cilën e vlerësuan të qetë dhe stabile.

Hoti falënderoi komandantin e ri të KFOR-it, për punën e jashtëzakonshme të pjesëtarëve të këtij misioni paqeruajtës gjatë 21 vjetëve të pranisë në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok.