Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. David McAllister.

Hoti bëri të ditur se me McAllister diskutuan për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor.”, tregoi Hoti.

Kryeministri Hoti paralajmëroi sot se do të kthehet në Kosovë duke anuluar kështu vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë, kjo për arsye të se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë kundër Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatë Speciale./21Media

Pata nderin të takoj z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin…

Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 25. Juni 2020