Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas vizitës në Bruksel në një konferencë për media sot tha dialogu nuk ka alternativë dhe se përmbyllja e këtij procesi, është në interes të Kosovës.

Ai tutje u shpreh se takimi i paraparë në Washington i kryesuar nga ai si kryeministër do të mbahet shumë shpejtë në një datë të re në dakordim me ndërmjetësuesin e SHBA-së në dialog, Richard Grenell, shkruan rtv21.tv.

“Unë kam pasur komunikim intensive me të dërguarin special për dialog, ambasadorin Grenell, me të cilin jemi dakordu që ta shtyejm për një datë tjetër e cila duhet të ndodhë së shpejt”, u shpreh Hoti.

Ai theksoi se agjenda e atij takimi mbetet e njëjtë./21Media