Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku prezantoi planin e Qeverisë së tij për dialogun.

“Kornizë dialoguese që e kemi adoptuar brenda koalicionit dhe e kemi njoftuar opozitën. Atë qe duhet ta kenë të qartë të gjithë, shpallja e pavarësisë është proces i përhershëm për të cilin nuk mund të negocioj askush. Ka pas situata kur liderët nuk kanë qenë të qartë rreth këtij procesi, janë bërë flluska që nuk janë shkrirë, ndoshta për qëllim të mirë”, deklaroi Hoti ndër të tjera.

Tutje Hoti theksoi se e ka ftuar edhe opozitën në dialogun me Serbinë.

“E kam ftuar opozitën, një pjesë nuk është përgjigjur e një pjesë ka ofruar bashkëpunim por jo konkret. Dialogun e udhëheqë kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoti.

Parimi i parë, sipas Hotit, është integriteti territorial i Kosovës që është i panegociueshëm, parimi i dytë është të sigurohet organizimi kushtetues i Kosovës i panegociueshëm dhe  parimi i tretë marrëveshja në frymën e kushtetues..

Sipas Hotit, objektiv është njohja reciproke e përhershme, jo e modelit të dy Gjermanive që siguron ulëse në OKB dhe njohjen e pesë vendeve të BE-së./21Media