Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, paralajmëron se policia dhe inspekcioni do të jenë në çdo lagje, e rrugë të Kosovës për t’u siguruar që masat po zbatohen.

Hoti në një postim në Facebook shkruan se janë tri masa që duhet detyrimisht të zbatohen, mbajtja e maskës, distancës dhe higjienës personale.

”Do të jemi në terren, në rrugë, lagje e gjithkund, në çdo institucion, biznes, për t’u siguruar që të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat që i kemi ndërmarrë”, shkroi ndër të tjera Hoti në Facebook. /21Media