Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti, tha sot se historia njeh shumë padrejtësi ndaj popullit shqiptar, të shtypur e të persekutuar.

Pas ngritjes së aktakuzave kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, Hoti tha se do të donte të ishte po aq ‘fajtor’ sa Thaçi e Veseli, për çlirimin e Kosovës.

“Ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i dha fund kriminelëve pushtues. Djem të rinj, me guxim të pashoq! Me një synim të vetëm: Lirinë e Kosovës! Krenaria dhe lufta e UÇK-së është më e madhe se çdo fletë ku hudhen në të shpifje, montime e insinuata! Aktakuza do të mbetet në mendjen e dashakëqinjëve! Pafajësia ju takon çlirimtarëve!”, shkroi Hoti në Facebook./21Media