“Kemi institucione stabile, s’kemi nevojë për zgjedhje”

“Kemi institucione stabile, s’kemi nevojë për zgjedhje”

Kryeministri, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së presidentit dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme. I pyetur se a do të bashkëpunojë me PDK-në për zgjedhjen e presidentit të vendit, nëse presidenti Hashim Thaçi jep dorëheqje, kryeministri Hoti tha se në çfarëdo situate, duhet të veprohet me dinjitet, pasi sipas tij, duhet të reagohet me maturi ndaj këtyre zhvillimeve. Ndërsa, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të mundshme parlamentare të cilat po kërkohen nga Lëvizja Vetëvendosje, Hoti tha se derisa ka një qeveri dhe një kuvend funksional, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje./21Media