Mandatari për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit për vdekjen tragjike të dy minatorëve sot në minierën e Artanës.

Hoti tha se janë të tronditur nga lajmi për vdekjen e tyre.

Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit. Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve! Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn! Zoti i bekoftë familjet e tyre”, shkroi Hoti në Facebook.