Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot ka pasur një video-konferencë me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella.

Hoti e Bajrami e njoftuan Gabriel Di Bella për rishikimin e Buxhetit të Kosovës, Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’i përballuar pasojat ekonomike të pandemisë COVID – 19.

Sipas komunikatës së dërguar për media, ministrja Bajrami e njoftoi z. Di Bella për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike – COVID – 19, për plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ndërsa, De Bella theksoi gatishmërinë e Misionit të FMN-së në Kosovë për të bashkëpunuar edhe më tej me institucionet e Republikës së Kosovës në projekte konkrete zhvillimore. /21Media