Kryeministri Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Michele Risi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend, veçanërisht për situatën e sigurisë.

Në këtë takim, kryeministri Hoti ka falënderuar komandantin Risi për punën e jashtëzakonshme të KFOR-it gjatë këtyre 21 vjetëve të pranisë në Kosovë, si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë.

Kryeministri, sipas njoftimit të Qeverisë, e ka njoftuar komandantin e KFOR-it për zhvillimet e përgjithshme në vend, angazhimin e Qeverisë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike./21Media