Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se është teper e rëndësishme që sot të miratohet buxheti i rishikuar për vitin 2020, si dhe të ratifkojë marrëbeshjet ndërkombëatare për grante dhe kredi.

Këtë Hoti e tha përmes një postimi në Facebook, ku tutje shkroi se kjo hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike

Tutuje, ai theksoi se fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhensot nga ora 14:00 për të vazhduar seancën e mbetur nga java e kaluar lidhur me shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020. /21Media