Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, marrin pjesë në Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus. 

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se takimi do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë, në ora 13:00.

Pas takimit do të ketë konferencë për media.

Hoti një ditë më parë ka paralajmëruar se nëse nuk zbatohen rekomandimet, do të mund të kthehet izolimi total./21Media