Hoti thotë se kanë mbetur veç disa detaje teknike për arritjen e koalicionit

Hoti thotë se kanë mbetur veç disa detaje teknike për arritjen e koalicionit

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti pas takimit që ka pasur me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partitë janë në fazat finale të përmbylljes së marrëveshjes dhe se shumë shpejtë e njëjta do të votohet në Kuvend.

“Jemi në fazat finale të përmbylljes së marrëveshjes me të gjitha partitë. Besoj që shumë shpejtë do të dalim para deputetëve të Kuvendit për të votuar qeverinë. Dakordimi ka qenë më herët dhe bisedat më të mëdha janë kryer. Marrëveshjet marrin parasysh peshën që e ka secili subjekt”, ka thënë ai.

Tutje, Hoti po ashtu ka thënë se ata po e marrin qeverinë në një kohë të vështirë të pandemisë, dhe prishjes së raporteve me SHBA-të.

Hoti ka deklaruar se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë, dhe kanë mbetur veç disa detaje teknike për arritjen e koalicionit

“ Unë jam shumë i kënaqur me përbërjen, dhe besoj që nesër do të dalim para opinionit me përbërjen e re të qeverisë. Edhe AKR-ja do të jetë pjesë e kësaj qeverie. Është çështje ditësh, deri sa t’i finalizojmë disa detaje teknike”, ka thënë Hoti. /21Media