Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot është thirrur në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.

Interpelanca do të mbahet sot në orën 15:00.

Thirrja për interpelancën e Hotit është bërë me kërkesë të tetë deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.

Hoti dje pati interpelancë për dy tema, për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur.

Departamenti Special Anti-Korrupsion, apo e ashtuquajtura “Task-Forca Anti-Korrupsion”, ishte pjesë e policisë, që kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Ky departament ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX./21Media