Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do ta shfuqizoj dekretin e ish presidentit Hashim Thaçi përmes të cilit djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se për këtë nuk ishte i njoftuar, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e ka zgjedhur të heshtë në tërë këtë situatë.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike paralajmëron padi ndaj MPJ-së për mos lejim në qasje në dokumentet zyrtare që ja lejon ligji.

Ndërsa, Vetëvendosje emërimin e Shalës si konsull i përgjithshëm e sheh pazar politik./21Media