Kryeministri i Kosovës, Avdulllah Hoti ka thënë se emërmimi i Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë është bërë pa u koordinuar me të, ai ka shtuar se për një gjë të tillë është informuar nga  mediat.

“Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike. Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Emërimi i Flakron Shalës, djalit të deptuetit Haxhi Shala konsull në Pragë ka ngjallur shumë reagime, u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se ky emërim është bërë nga ish presidenti Thaci, ndërkohë që ka paralajmëruar shfuqizimin e tij.

Në anën tjetër Flakron Shala ka reaguar duke thënë se ka pasur sfond të mjaftueshëm profesional që është përzgjedhur në këtë pozitë dhe se babai i tij nuk ka gisht në këtë punë./21Media