Komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka thënë sot se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.

Me këtë rast, kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar BE-në për përkushtimin e tyre që të sigurojnë vaksinën edhe për rajonin tonë, në të njëjtën kohë me vendet e tyre.

Sipas Hotit, BE-ja në vazhdimësi ka ofruar mbështetje të pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar COVID-19, për çka, kryeministri ka theksuar “se i jemi mirënjohës përherë”./21Media