Hoti falënderon deputetët e Parlamentit Evropian
27 Qershor 2020
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e libëralizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian.
“Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media
Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i…
Posted by Avdullah Hoti on Saturday, 27 June 2020