Pas përfundimit të mbledhjes së gjashtë ndërmjet Shqiëprisë dhe Kosovës, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falënderuar homologun e tij shqiptar Edi Rama për pritjen vëllazërore.

Përmes një postimi në Facebook Hoti ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë është i natyrshëm dhe pret që sa më parë të finalizojë marrëveshjet e arritura.

“Së bashku drejt integrimeve euroatlantike. Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm, dhe pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Mbledhja e  qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës u finalizua me 14 marrëveshje. Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë pas përfundimit të mbledhjes. /21Media 

Së bashku drejt integrimeve euroatlantike

Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për…

Posted by Avdullah Hoti on Friday, October 2, 2020