Fahrije Hoti, jeta e së cilës dokumentohet përmes filmit “Zgjoi” i cili korri sukses në “Sundance Film Fesitval”, në emsionin  “1 kafe prej shpisë”, në RTV21 u shpreh krenare  që përfaqson gratë e veja të Krushës.

Ajo tha se është nderë të punoi me to. Tregoi se bashkë ndajnë gëzimin e hidhërimin, shkruan portal rtv21.tv

Po ashtu Hoti u shpreh krenare edhe për filmin dhe tha se më në fund u dokumentua historia e grave të veja të Krushës.

Hoti paraprakisht tha se është kontakutar edhe nga juria e “Sundance Film Festave”, dhe e kanë pyetur se se sa ka ndryshuar jeta e tyre. Fahrije Hoti tha se iu është përgjigjur se tanimë gratë janë më të lira dhe më të pavarura krahasuar me fillimin e biznesit të saj.

Filmi “Zgjoi”, fitoi tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: “Filmi më i mirë”, “Regjisorja më e mirë”, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA./21Media