Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në konferencën e mbajtur për media pas takimit me komitetin për menaxhimin e COVID-19, dekalroi se kanë rënë dakord për masa më rigoroze për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Tutje Hoti theksoi se masat “shtesë të cilët do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitete në ato që kemi marrë më herët sepse masat më efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, janë të thjeshta. Maska, distancë, higjienë më lejoni të ju them se nuk do të tolerojmë asnjë dhe asgjë”, tha Hoti.

Ai bëri të ditur se këto masa do të hedhen në votim në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. /21Media