Hoti flet për takimin e sotëm virtual me Vuçiqin
12 Korrik 2020
Pas përfundimit të takimit virtual me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se është arritur pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.
Hoti njoftoi se takimi i rradhës do të mbahet të enjten.
“Takimi është vlerësuar edhe nga ndërmjetsit e procesit se takimi ka qenë konstruktiv duke qenë se kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe duke kërkuar normalizim të marrëdhënieve, normalizim i cili vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, tha Hoti. /21Media