Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot gjatë konferencës për media bëri të ditur se çfarë ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.

Ai para mediave ceku tri projektet madhore të qeverive shqiptare, për të cilat tha që janë të natyrës strategjike.

Në një, kryeministri përmendi portin e Durrësit, për të cilin tha që ka punuar me ish-minsitrin e Financave Shqipëria dhe Kosova të kenë një pikë doganore, por tani tha që të jetë një pikë doganore ku mallrat hyjnë në territorin e Kosovës.

Nën dy, Hoti përmendi fushën e energjetikës, me ç’rast tha se Shqipëria dhe Kosova kanë sisteme komplementare energjetike dhe u shpreh që në periudhë afatgjate ta zgjedhin këtë, duke konsideruar ndërtimin e një hidrocentrali në Shqipëri për të furnizuar me energji elektrike.

Ndërsa, projekti i tretë, i madh, është ai që i lidhë dy shtetet me hekurudhë. “Është një projekt që e kemi ideuar moti dhe tani duhet të punojmë në studimin e fleksibilitetit dhe besoj që në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden fondet përr të filluar realizimin e këtij projekti”, deklaroi Hoti. /21Media