Çështja e ushqimit të kryeministrit Hoti u kthye në temë diskutimi muajin e kaluar  pasi zv.kryeministri Driton Selmanaj deklaroi se Hoti merr bukën nga shtëpia në zyre.

Selmanaj pat thënë se Hoti kryesisht merr sandviça me bukë të zezë.

Hoti e Selmanaj sot gjatë vizitës në njërin prej lokaleve në Prishtinë kanë realizuar një fotografi, teksa Selmanaj shfaqet me një sandviç në duar.

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, Hoti përmes një postimi në Facbooku  bëri thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat.

Sipas tij, një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit./21Media 

#gastroshembull

Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, October 28, 2020