Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas përfundimit të ndeshjes së Kosovës me Greqinë ka shkruar se është i kënaqur me lojën që bënë djemtë e Kombëtares në fushën e futbollit të Athinës.

Hoti ka thënë se ishte një lojë e organizuar mirë, pavarësisht  mungesës të lojtarëve kyçë.

“Një barazim sonte me Greqinë. Një rikthim i mirë. Një lojë e organizuar mirë në mungesë të lojtarëve kyç. Gjithmonë në mbështetje tuajën”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media 

Një barazim sonte me Greqinë.
NJË KTHIM I MIRË 🇽🇰
Një lojë e organizuar mirë në mungesë të lojtarëve kyç.
Gjithmonë në mbështetje tuajën.

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, October 14, 2020