Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit duke thënë se s’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.

“Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së”, ka thënë i par ii ekzekutivit përmes një shkrimi në “Facebook”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës. Lidhur më këtë Hoti ka thënë se këto deklarata nuk i kontribuojnë dialogut.

“Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje kryeministri./21Media