Hoti i pergjigjet Osmanit mbi çështjen e konsultave
25 Nëntor 2020
Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetaren e Kuvendit dhe u.d të Presidentes, Vjosa Osmani.
Hoti tha se pasi i ka uruar shërim të shpejtë nga Covid-19 Osmanit, e ka njoftuar atë se Qeveria e Kosovës përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës.
“Mbi bazën e kësaj analize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin.”, shkroi Hoti në Facebook.