Hoti i pret në takim përpunuesit e qumështit

 

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të takohet me përpunuesit e qumështit.

Takimi mes kryeministrit Hoti dhe përpunuesve të qumështit do të mbahet në ora 09:00.

Përpunuesit e qumështit kanë paralajmëruar protestën që pritet të mbahet sot nga ora 13:00, kjo për shkak pakënaqësive dhe injorimit të kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Në njoftimin e tyre, qumështarët e Kosovës thonë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën “Garibaldi”, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button