Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit të sotëm në Nice të Francës, i cili dyshohet se është me motive terroriste la të vdekur tre persona dhe disa të plagosur mëngjesin e sotëm.

Ai përmes rrjetit Twitter ka dënuar sulmin si dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“I shokuar me lajmet për sulmin terrorist në Nicë të Francës. E dënoj fuqishëm sulmin e sotëm në Nice dhe sulmet terroriste të ditëve të fundit në Francë. Ngushëllimet më të thella dhe përzemërta për familjet e viktimave dhe popullit të Francës,” ka shkruar Hoti.

Sulmin në Nice të Francës, e ka dënuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./21Media