Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit të sotëm në Vjenë të Austrisë, i cili dyshohet se është me motive terroriste. Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova qëndron pranë aleatëve të saj austriakë, teksa ka shtuar se vendi ynë lutet për viktimat dhe familjet.

“Tronditëse lajmet për sulmet terroriste në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë austriakë dhe bashkësisë ndërkombëtare në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, ka shkruar Hoti.

Disa persona është raportuar të jenë plagosur në qendër të Vjenës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka thënë policia të hënën përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, pasi një e përditshme ka raportuar për një sulm në një sinagogë./21Media